Pas keqkuptimeve për Xhamajkën takohen Thaçi dhe Çitaku, në SHBA

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitië zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai sot ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Kjo e fundit dhe Thaçi ishin të përfolur shumë këto ditë në media rreth keqkuptimit të njohjes nga Xhamajka

“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Washington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi në Facebook.