Patate të ëmbla me vezë

Kombinimi i patates së ëmbël, vezëve e proshutës do t’ua zbukurojë mëngjesin.

Përbërësit

2 patate të ëmbla
4 rriska proshutë të grirë
1 qepë
4 thelpinj hudhre
kripë dhe piper i zi
4 vezë

Udhëzimet

Hapi 1
Furrën ngroheni në 250 gradë.

Hapi 2 
Patatet e paqëruara shpojini në disa vende me pirun e më pas vendosini që të piqen në furrë për 40-45 minuta.

Hapi 3 
Pastaj nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen.

Hapi 4 
Në një tigan të thellë fërgojeni proshutën derisa të bëhet krokante.

Hapi 5
Pastaj largojeni nga tigani e aty shtoni qepën e grirë dhe hudhrën e shtypur. Kaurdisini për 5-7 minuta.

Hapi 6 
Patatet tashmë të ftohura ndajini për së gjati dhe largojuni tulin. Këtë të fundit hidheni në tigan tek qepa dhe kaurdiseni për disa minuta. Shtoni edhe kripë e piper dhe gjysmën e sasisë së proshutës të kaurdisur.

Hapi 7
Patatet vendosini në një tepsi të mbuluar me letër pjekjeje. Në gropëzat e krijuara të patates hidhni nga masa e kaurdisur me qepë e proshutë e pastaj thyejeni nga një vezë. Sipër vezëve vendoseni proshutën e mbetur.

Hapi 8 
Piqini në furrën e parangrohur për 15 minuta ose kur të vlerësoni se vezët janë zier mjaftueshëm.


Ju bëfshin mirë.