Për tri ditë, Policia e Kosovës shqiptoi mbi 3 mijë tiketa, nuk respektuan masat anti-COVID

Që nga muaji mars, Kosova vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Me të konfirmuar rastet e para me koronavirus, institucionet përgjegjëse të shtetit ndërmorën masa nga më të ndryshmet, në mënyrë që përhapja e këtij virusi të jetë sa më e vogël dhe parandalimi të bëhet në kohë.

Pas disa muajve të përhapjes së virusit, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Pas këtij votimi, janë edhe zyrtarët policorë të cilëve iu lejua që të shqiptojnë gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk respektojnë masat e ndërmarra për anti-COVID.
Për vetëm tri ditë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 3 mijë e 161 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.
Me datën 16, 17 dhe 18, saktësisht sot u shqiptuan shumë gjoba, për të gjithë ata që nuk respektuan masat e ndërmarra për këtë virus.
Gjatë gjithë kohës, institucionet përgjegjëse kanë porositur qytetarët që të respektojnë distancën, të vendosin maskat dhe të kujdesen për higjienën në mënyrë që parandalimi i përhapjes së virusit të bëhet më lehtë.

Duhet përkujtuar që gjatë 24 orëve të fundit në vend u konfirmuan 137 raste të reja me COVID-19, kësisoj numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16 mijë e 891 raste.