Ka përfunduar pjesa e parë e super derbit anglez mes dy rivalëve të urryer Liverpool – Manchester United, me rezultat të barabartë 0 – 0.
Dy skuadrat janë duke zhvilluar lojë ofensivë, derisa “Reds” janë dukshëm më të mirë dhe duke dominuar ndeshjen në çdo aspekt
Ylli kosovar Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në 45 minutat e parë duke ndërtuar një aksion të bukur që fatkeqësisht Firmino nuk arriti ta realizojë në gol.
Nga ana tjetër, Unitedi nuk ka pasur ndonjë gjuajtje në portë duke e zhvilluar më shumë ndeshjen në mesfushë të Bruno Fernandes.
Pra, rezultati momental është 0 – 0 dhe nëse do këtë fitues mbetet të shihet në pjesën e dytë.