Përfundon takimi Kurti – Mustafa

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.


Pas takimit , megjithatë asnjëri nga lideret as Kurti e as Mustafa nuk është deklaruar për media.

Takimi është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Kurti dhe Mustafa kanë dalë fshehurazi nga objekti i qeverisë duke iu shmangur gazetarëve.

Kreu i LDK-së Mustafa paraprakisht ka thënë se është takim për kafe me Kurtin.

Kurse, nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takim sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.