Perishiq pranë vazhdimit me Interin

Marrëveshja mes dy palëve është shumë afër.

Interi është gati ta blindojë Ivan Perishiqin me një kontratë të re e cila do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2022.

Kështu shkruan sot Gazzetta dello Sport e cila gjithashtu njofton se kroati do të përfitojë një rritje page në 4.5 milionë euro në vit.

Interi ka vendosur që mos t’i vendos klauzolë largimi 28-vjeçarit, i cili gjatë verës është kërkuar me ngulm nga Manchester United.

Perishiq është pjesë e Interit që nga viti 2015 ku është transferuar nga Wolfsburgu.