Përkrahja DXR Ray Tracing mbërrin tek Nvidia Pascal dhe GTX Turing

Nvidia ka konfirmuar që planifikon ta implementojë mbështetjen DXR në serinë e kartelave grafike Pascal dhe GTX Turing, përcjell Overclock3D.

DXR Ray Tracing e ka një mod direkt për procesim, kështu që bërthamat RT nuk janë të nevojshme për mbështetjen e tij. Nvidia deri më tani e ka mbajtur mbështetjen e DXR vetëm prapa linjës RTX, por DXR mund të punojë në kartelat grafike që janë kompatibile me DirectX 12.

Që nga lansimi i serisë RTX Nvidia vuri në dukje se DXR mund të ketë aplikime të gjera në qoftë se më shumë kartela grafike do ta mbështesnin teknologjinë, ndërsa me qëllim që në mënyrën më të mirë të kuptohen përparësitë e bërthamave RT të kompanisë, Nvidia u detyrua të demonstrojë se lojërat me mbështetje Ray Tracing funksionojnë pa to, shkruan KOHA Ditore.

Tani, kur dhjetëra miliona kartela kompatibile grafike DXR janë në treg, u paralajmërua se mbështetja për to vjen në prill përmes drajverëve. Kjo do t’ia mundësojë një numri më të madh të zhvilluesve që të eksperimentojnë me DXR dhe potencialisht ta implementojnë teknologjinë në një numër më të madh të lojërave.

Në të ardhmen, Nvidia shpreson që Ray Tracing do të mbështetet nga një gamë e gjerë e lojërave, enginëve dhe API-ve, ndërsa nëpërmjet ekstensioneve pritet edhe mbështetje për Vulcan API në të ardhmen.

Drajveri Nvidia DXR vjen në kartelat grafike Pascal dhe GTX Turing gjatë prillit, ndërsa mbështetja do të sigurohet për GTX 1060 GPU 6GB dhe modelet e tjera.