Përplasjet e fundit për marrëveshjen LDK-VV: Vjen reagimi i Vlora Dumoshit

Pas përplasjëve të fundit LDK-VV ka reaguar edhe zyrtarja nga partia e Isa Mustafës, Vlora Dumoshi.

Ajo ka shkruar në Facebook se partia e saj është e përkushtuar që ta respektoj vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit.

Reagimi i plotë i Dumoshit:

LDK është e përkushtuar të respektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.Ne kemi shprehur vazhdimisht gatishmërinë në arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me LVV-në, bazuar në fuqinë politike që u kanë dhënë votuesit dy partive, në frymën e bashkëpunimit drejt mbrojtjes dhe avancimit të interesave shtetërore të Kosovës.LDK është e vullnetshme të arrijë një marrëveshjeje të baraspeshuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë. Diskutimet mes dy partive do të vazhdojnë në mirëbesim, pa ju nënshtruar presioneve publike. Synimi ynë është të arrijmë një marrëveshje që ka prioritet zotimet tona ndaj qytetarëve të Kosovës.