Personat më bindës përdorin këto 3 metoda për të arritur atë që donë

Për të qenë person bindës, duhet të dini se çfarë duhet të bëni dhe si duhet ta bëni, por ju gjithashtu duhet të dini se…

Sigurisht është e rëndësishme të dini se çfarë të thoni që të jeni sa më bindës, por edhe koha kur e thoni ka shumë rëndësi

Këto janë tri pikat kyçe që do na ndihmojnë që të jemi sa më bindës:

Kuptoni se kur duhet të flisni i pari dhe kur jo

Shumë persona përpiqen të jenë bindës duke folur të parët, duke u munduar të tërheqin vëmendjen menjëherë nga fillimi.

Mirëpo shumë kërkime na tregojnë se të folurit i pari, do të krijoj standarde për folësit e tjerë, pra do të thotë të tjerët sigurisht do të përpiqen të tregohen më të mirë se ju dhe do të kenë hapësirë për të vënë re dobësitë e veta dhe ti përmirësojnë ato para se të jetë radha e tyre për të folur, transmeton lajmi.net.

Jepi lajmet e këqija të parat

Shpesh i pyesim njerëzit a e doni lajmin e mirë apo të keq të parin. Pra përgjigjja është lajmin e keq. Nëse keni një lajm të mirë dhe të keq, gjithmonë dëgjuesi do të preferoj të marr një lajm të mirë për fund.

Bëni pyetjet e vështira pas pushimeve

Zakonisht, kur keni për ti kërkuar dikujt diçka, shpesh përgjigjja është “Jo”, por sipas disa studimeve që janë bërë, koha më e mirë për të marr një “Po”, është në mëngjes ose pas pushimit të drekës.

Sigurisht, kjo nuk garanton që ju do të merrni një përgjigje pozitive, por mundësitë janë rreth 7% më të larta që të merrni atë që doni.