Personave, që përdorin kanabis iu duhet dozë më e madhe e qetësuesve gjatë trajtimeve

Njerëzve që konsumojnë kanabis rregullisht do t’iu duhet, që për trajtime të ndryshme mjekësore të përdorin sasi më të lartë të këtij qetësuesve dhe anastetikëve.

Fentatyli, midazolami dhe propofoli- këto barna qetësuese, që zakonisht përdoren gjatë procedurave endoskopike u përdoren për të dëshmuar këtë teroi si pjesë e hulumtimit.

“Me vazhdimin e legalizimit të kanabisit nëpër shumë vende të botës, shkencëtarët janë të detyruar të bëjnë hulumtime dhe zbulime të tjera në fushën e qetësuesve dhe anestetikëve”, tha autori i këtyre studimeve të publikuara në hënën në “The Journal of the American Osteopathis Association”.

Përdorimi i marijuanës është duke u rritur dukshëm sidomos pas vitit 2015. Mirëpo në çfarë mënyrë përdorimi i kanabisit ndikon në fushën mjekësore?

Hulumtuesit në një spital në Kolorado, kanë eksploruar një fushë të vogël të kujdesit mjekësor, atë të qetësuesve. Ata ekzaminuan 250 pacientë që kishin kaluar gjatë një procedure endoskopike gjatë vitit 2016 dhe 2017. Ata panë se pacientët, të cilët kanë raportuar se përdorin kanabis çdo ditë apo një herë në javë kanë kërkuar 14% më shumë fentatyl, 20% midazoman dhe 220% më shumë propofol për të arritur dozën e duhur për qetësim.

Edhe pse ky studim ishte i përmasave të vogla dhe përfshinte shumë pak pjesëmarrës gjithsesi është shumë i rëndësishëm.