PËRVEÇ KYÇJES NË AUTOSTRADËN “ARBËR XHAFERI” VITIASIT DUHET TË KËRKOJNE EDHE NDËRTIMIN E AUTOSTRADËS GJILAN- KLLOKOT -VITI -GËRLIC

Meqenëse territori i Vitisë nuk prekët nga autostrada “Arbër Xhaferi” dhe as nga ndonjë autostradë tjetër, edhe pse kjo ka qenë e mundshme, gjithashtu duke e parë që qytetaret e Vitisë janë të diskriminuar në të gjitha format nga qeveritë të cilat kanë marrur pjesë në hartimin e këtyre projekteve, ku një herë autostrada “Arbër Xhaferi” nuk e prek territorin e komunës se Vitisë dhe herën e dytë qytetarëve të Vitisë nuk ju lejohet që të kenë kyçje në pikën me të afërt në fshatin Gërlic atëherë, qytetarët e Vitisë e meritoj që përmes përfaqësuesve të tyre të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që përveç kyçjes në autostradën “Arbër Xhaferi” edhe:

TË NDËRTOHET AUTOSTRADA GJILAN- KLLOKOT -VITI -GËRLIC

Edhe pse Kuvendi Komunal në Viti ka dalë me një deklaratë të përbashkët për kyçjen në autostradën “Arbër Xhaferi” është e udhës që të bëhet edhe një kërkesë për ndërtimin e autostradës , Gjilan- Kllokot- Viti -Gërlic, ku kjo autostradë do të prek territorin e Vitisë dhe të bëjë lidhjen e autostradës së Gjilanit “Agim Ramadani” me autostradën “Arbër Xhaferi”.

I ftojë qytetarët e Vitisë, Kllokotit dhe Gjilanit, organizatat joqeveritare dhe institucionet tjera që sa më parë të fillojmë me peticionin me të cilin kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, ndërtimin e autostradës, Gjilan -Kllokot- Viti- Gërlic.

Adnan Imeri
Viti 19.03.2019

No photo description available.
No photo description available.