Përzgjidhet Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Banesore

Ndërmarrja Publike Banesore sapo ka përfunduar përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj.

“Këtë proces e kryem së bashku me Genc Sherifin dhe Vesel Makollin, si dhe bashkë me përfaqësues të Ambasadës britanike dhe BIRN”, ka shkruar ai në Facebook duke shtuar se kjo ndodh për herë të parë jo vetëm ne Komunën e Prishtinës, por në ndonjë ndërmarrje publike lokale.

Sipas Kukajt, risia e këtij bordi të ri është se janë emëruar edhe dy gra.

“Ishte një javë e lodhshme për ne, por shumë e rëndësishme për këtë ndërmarrje. Jam jashtëzakonisht i lumtur që top-katërshja jonë ishte IDENTIKE me top-katërshen e britanikëve. E po ashtu, jam jashtëzakonisht i lumtur që i kemi dy gra pjesë të këtij bordi”, theksoi ai.