Pesë kandidatë synojnë postin e drejtorit të Burgjeve

Rasim Selmani, Enver Rrustemi, Nehat Thaçi, Burim Buleshkaj dhe Driton Bajramaj janë pesë kandidatët që synojnë postin e drejtorit të burgjeve të Kosovës.
Kjo pasi që drejtori i deritanishëm Sokol Zogaj, ditën e djeshme doli në pension.

Mësohet se Selmanaj, Rrustemi, Thaçi, Buleshkaj e Bajramaj, janë pesë kandidatët të cilët do të intervistohen për pozitën e drejtorit të burgjeve.

Rasim Selmani, për momentin ka pozitën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë.
Burim Buleshkaj nga janari 2016 mban pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit i për Siguri dhe Operativë në kuadër të SHKK-së.

Dritan Bajramaj, mban pozitën e mbikqyrësit në burgun e Pejës
Enver Rrustemi në vitin 2010 ka qenë Drejtor në Inspektoriatin Policor të Kosovës.

Nehat Thaçi për momentin është drejtor i policisë në Mitrovicë.