Pjesëtarët e Kompanisë së Taskë Forcës së FSK-së realizojnë me sukses marshimin “Gjeravica 2019”

Pjesëtarët e Kompanisë së Taskë Forcës së Kërkim shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në bazë të planit të trajnimeve dhe aktiviteteve për vitin 2019, kanë realizuar marshimin kondicional “Gjeravica 2019” më shumë se 15 km të gjatë.

Marshimi i njësisë së forcës operative u realizua në kushte jo të mira atmosferike, në një lartësi mbidetare prej 2656 metrash, nga Bjeshka e Junikut deri në majë të Gjeravicës.

Marshimi kishte për qëllimi përgatitjen fizike të pjesëtarëve të FSK-së në përballje me sfidat. Të gjithë pjesëtarët e kësaj kompanie arritën që me sukses të realizonin këtë marshim mjaft sfidues.

Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature
Image may contain: one or more people, outdoor, nature and water