Plotësohet kërkesa e moçme e LDK’së, Kurti shkon më 17 shkurt për nderime te varri i Ibrahim Rugovës

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka prezantuar aktivitetet që janë planifikuar për ditën e pavarësisë

Abazi ka bërë të ditur se fillimisht vendosin kurora lulesh te kompleksi memorial “Adem Jashari”, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi.

Në këtë përvjetor të pavarësisë, kryeministri Albin Kurti do të shkojë për herë të parë për homazhe te varri i ish-presidentit Rugova.

“Do të fillojmë në ora 08:00 me ngritjen e flamurit, të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK-së.

Vendosja e kurorave në kompleksin memorial “Adem Jashari”. Vendosja e kurorave të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Vendosja kurorash te varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe në seancën solemne të Kuvendit ku do të flet kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani”, ka deklaruar Abazi.

Ai ka thënë se pastaj te kazerma e FSK-së do të marrin pjesë me kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

‘Pastaj do të bëjmë vizitën te kazerma e FSK-së, ku do të ju drejtohen pjesëmarrësve krye kuvendarja dhe kryeministri.

Më vonë do të ketë nëj pritje shtetërore nga presidenti për 12 vjetorin. Deri në pjesën e fundit do të jenë prezent gjatë gjithë kohës kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri. Presidenti vjen me vonesë në aktivitetin e fundit që do të mbahet. Nuk do të ketë parakalim të trupave të FSK-së”, ka thënë ai.