PO TÊ ISHTE LEHTË SECILI DO TA BËNTE…

Që moti nuk kam përjetu një emocion e knaqēsi tē tillē, në një ndeshje futbolli.

Mbrëmë vashat e Kosovës , më një lojë fascinante të disciplinuar , taktikishtë të përsosur , më një cilësi teknike afër përsismērisë, mposhtën Kombëtarën Turke , shtet më mbi 100 milioni popull e me traditë tē gjatë futbolli , po edhe të mos kishin traditë , kohë e mundësi kanē pasur , nē krahasim më Vashat e Arta, tona,

Futbolli femror sikur edhe ai i meshkujve është futboll (sport) i njejtë , ofron art , emocion , guxim e knaqësi ( kuptohet për artëdashēsit futbollistik).

Futbollistet tona sikur edhe futbollistēt tanë tē Kosovēs, nē damarēt e tyre ju rrjedh gjaku I njejtë Dardan, prandaj gēzimi , krenaria e lumturia jonē duhet tē jetē e njejtē.

Stërvitjet i kanē tē njejta , sakrificat edhe mē tē mēdha, kurse rezultateve nuk ju shikohen dhēmbēt, po suksesi .

Gazetarë sportiv , njerëz tē futbollit , mos i injoroni këto ikona , trajtoni njejtē dhe ju jepni vendin e merituar.

Futbolli është passion qē nuk ka kufinjē.
Stërvitja gjithnjē e ka mundur talentin , e kto mbretresha me fuqien e dëshirës e cilësisë nuk dijnē për pengesa.

Për to nuk është e mjaftueshme se vetēm dijnē tē luajnē futboll por posedojnē edhe guximin armë e veqantë e jona.
Si fēmijē me siguri kanē pasur idhuj në futboll, por nga tani , nuk kanë mē nevojë për Idhuj, sepse vetë janē idhuj të vetvetës e të gjithē shqiptarëve.
Krahasimet individuale në futboll janë dobēsi ,sepse nga Besarta Leci , gardianja jonë e cila ishte gardiane në plot kuptimin e fjalēs,e cila kishte siguri fantastike në dalje, e guximshme , plot elan , po sikur mbrojtja jonë e çelikt i pamundēsoji ti dëshmoji potencialin e vet.

Dy futbollistët fundore mbrojtēse Liridona Syla e Fjolla Shala , një kordinim maestral mes vete .

Liridona shtyllë e skuadrës e pakalueshme ,e pakomprimis në lojēn nē ajrë, stili e lēvizjet e saj , ta kujtojnë futbollistët më eminent , siguri decidive , e zemër të madhe sikur edhe tandemi I saj në qendër Fjolla Shala , një flokëbardhë, por për kundërshtarit luanesh .

Ky tandem i Artë Mitrovicas , vlejnë shumē ari .
Kurse kapitenja e truri I skuadrës Valentina Limani , një lidere e vërtetë, e cila nuk ndaloni asnjë çast duke vrapuar e kontribuar , duke nxjerrur aq shumë topa , sa vetëm statistikat e dijnë,kontrollonte lojën në mënyrë maestrale ,mbante topin në posedim sa nevojitej , e udhëheqjen individuale të topit e pandalshme dhe më driblingje që krijonte hapësira për bashkëlojtarët, vetëm më faulla ndalej nga kundërshtarët , driblingu n në vertikale e kushte madhështor, cilësi e pak futbollistëve .

Modesta Uka një futbolliste model , futbolliste më një stil elegant, më vizion e asistime fenomenale sikur topi saj ka sy , e gjindshme para portês kundërshtarë ka vrapuar ma shumë se sa i lejon pozita në fushê, shënoi një gol mjeshtror , stili ala Neymar ,asist nga krosimi te goli i dytë ,
Modesta që u rrit e kallt në fushën e Shkollës Fillore “ Mikel Torabolluzi” nē Stubëll , aty ku u hap Shkolla parē shqipe nē Kosovë, (dola pak jasht temë)
Anamoravësja e ime, na bërë krenar të gjithëve.
Përfaqēsuesja jonë edhe pankinën e kishte cilēsore , dhe nuancat i dallojnë , dhe secila për pozitën e vetë ishte më e mira .

Për të .gjitha këtë sukses kanë merita të pakintestueshme trajnerat e tyre , por qershien mbi tortë e ka vendosur seleksionuesja z.Afërdita Fazliu , një ish legjendën e futbollit tonë femëror, e shkolluar me licencat e nivelin më tē lartë për Trajnere të futbollit nga UEFA , e cila ja kushtoji jetën futbollit , e cila kishte detyrën më të vështirë , ti përzgjedh , ti kordinoj , të pērshtat sistemin e lojës në bazë të cilësive , sepse shumë futbolliste ikën në Kombëtarën e Shqiprisë

Sikur këto vasha së bashku me stratagen Fazliu , ju thonē gazetarëve sportiv “ Na falni që arritëm sukses, nuk e kemi ditur se është e pamundur “
Futbollistët tona , sikur mbrëmë botën futbollistike femërore kanë filluar ta frigojnë, sepse për një periudha 10- vjeçare pushtuan futbollin Evropian .

JEMI KRENAR ME JU.