Pogaçe e shpejtë e butë

Kjo pogaçe përgatitet jashtëzakonisht shpejt, me përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi. Ajo do të jetë e gatshme për konsumim, ndërkohë që ju keni bërë gjellën e drekës. Me Shije!

Hapi 1
Tharmin e bukës trazojeni me ujë të vakët e sheqer. Lëreni mënjanë që të fermentohet.

Hapi 2
Ndërkohë siteni miellin dhe sthojani kripën.

Hapi 3
Më pas në miell shtoni tharmin e fermentuar e vajin. Krijoni një topth brumi.

Hapi 4
Brumin tëhollojeni direkt me duar në një sipërfaqe të përmillur. Më pas vendoseni në tavën e mbuluar me letër pjekjeje. Mbi pogaçe krijoni disa vrima me pirun.

Hapi 5
Gjatë kohës që furra nxehet në 250 gradë, pogacja lihet të pushojë e mbuluar.

Hapi 6
Më pas vendoset në furrë. Kur e shikoni që ka nisur të krijojë kore, temperaturën uleni në 180 gradë.

Hapi 7
Pogaçja piqet derisa të skuqet mirë. Pas pjekes spërkatet pak me ujë dhe mbulohet me një pecetë.