Policë të arrestuar, prostitucion, rrënim i kazinove, lajme të reja nga aksioni i Njësisë Speciale në Karaçevë

30 vetura të Njësisë Speciale kanë intervenuar në mbylljen e kazinove në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku patë shumë të arrestuar, mes tyre edhe policë.
Njësia Speciale ka intervenuar duke mbyllur disa kazino në Karaçevë, duke arrestuar edhe 12 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku tre janë nga komuniteti serb.

Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale. Bosat e lojërave të fatit deri kanë mbajtur të bllokuar atë zonë, pronarët e këtyre kazionve janë njerëz të njohur për gazetën. Ato janë mbyllur në zonën neutrale të kufirit Kosovë- Serbi.
Në këtë aksion të paktën 40 femra dyshohet se janë përfshirë në veprimtari ilegale, si ushtrim të prostitucionit, në objektet që ndodhen në zonën kufitare në Karaçevë, ku për një kohë të gjatë u bë organizimi i lojërave të fatit dhe veprimtarive të tjera të ndaluara me ligj.
Pas arrestimit të dhjetëra personave, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë, aty shkuan edhe buldozerët për t’i rrënuar objektet e këtyre kazinove.