Policia gjermane ende po e kërkon kosovarin Shkëlqim Kastrati për vrasje

Kanë kaluar dy vite prej kur në një diskotekë në Gjermani ishte vrarë një person, e si i dyshuar kryesor i policisë gjermane ishte 23-vjeçari nga Kosova, Shkëlqim Kastrati me pseudonimin Kimi

Mirëpo, që nga atëherë ky i fundit nuk ka rënë në duar të autoriteteve ndërkaq ende po vazhdon të mbetet në kërkim.

Sipas një fotografie të dërguar në redaksinë e Gazetës Express, në njërin nga aeroportet e Gjermanisë vazhdon të qëndrojë fotoja e 23-vjeçarit, dhe kërkesa e policisë për t’i lajmëruar nëse dinë diçka për të.

Sipas të dhënave të policisë, Kastrati është i gjatë 1 metër e 75 centimetra ndërkaq ka flokë të errët, sy të kaltër dhe një tatuazh, në anën e majtë të qafës.

Organet e rendit madje kanë premtuar edhe 2500 euro shpërblim për këto që ndihmon në kapjen e tij