Policia gjermane ndalon dy autobusë nga Kosova, kjo është arsyeja

Dy autobusë me pasagjerë kosovarë janë ndaluar nga policia gjermane pasi kanë gjetur disa mangësi.

Mediat gjermane shkruajnë se stacioni i policisë në Montabaur, qytet gjerman, u njoftua nga policia rrugore lidhur me dy autobusët nga Kosova.

Me datën 5 janar, u ndalua një autobus ku shoferi nga Kosova kishte 27 orë që po voziste

Sipas policisë rrugore, ai kishte kaluar dukshëm kohën e lejuar të vozitjes pa pushim ditor.

“Shoferët thanë se kishin marrë autobusin në Hungari. Megjithatë ne përmes udhëtarëve zbuluam se shoferët kishin 27 orë që po vozisnin, duke tejkaluar kështu kohën e lejuar të vozitjes. Po ashtu, u gjetën disa rripa të dëmtua etj. Udhëtimi ishte ndaluar edhe për shkak të defekteve teknike dhe pushimit të kërkuar ditor”, shkruan media gjermane

Për shkak të kësaj, 59 pasagjerë të njërit autobus u është dashur të zbresin dhe të hipin në një tjetër autobus.

Po ashtu, edhe me 9 janar është ndaluar një tjetër autobus i të njëjtës kompani, emri i së cilës në këtë artikull nuk përmendet.

Policia kishte zbuluar se vozitësi kishte 31 orë në rrugë pa pushim, ndërsa kishte edhe dëmtime brenda autobusit, si për shembull rripat e dëmtuara.

48 udhëtarët u detyruan të vazhdojnë udhëtimin për në Duesseldorf me tjetër autobus.

Ndërsa, gjoba janë shqiptuar ndaj dy shoferëve dhe kompanisë, si dhe pagesat e sigurisë u janë konfiskuar nga të dy shoferët.