Policia godet auto-sallonet

Cak i operacionit të gjerë të Policisë së Kosovës që po zhvillohet në rajonin e Ferizajt janë auto-sallonet

Shumë auto-sallone janë bastisur nga policia me dyshimin se në to ka vetura të vjedhura, të pa doganuara dhe pa dokumente.

Operacioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe po vazhdon edhe në mesditë.

Deri tani zyrtarët policor nuk kanë dhënë shifra për numrin e auto-salloneve të kontrolluara as për konfiskimin e veturave.

Deri të ky operacion, policia ka ardhur pas hetimeve disa javore dhe pranimit të informatave që dërgojnë në dyshim të bazuar