Policia jep detaje, një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përplasur një motoçikletë dhe një veturë.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për tretman në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një automjeti. Në këtë aksidenti i lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.