Presidenca kërkon të blejë komplete, këpucë dhe kollare me prejardhje nga BE-ja

Zyra e Presidentit të Kosovës si duket është mbetur e “zhveshur” dhe e “zbathur”, është duke kërkuar që të furnizohet me uniforma zyrtare, këpucë dhe kollare.
Në faqen zyrtare të Prokurimit Publik të Kosovës në kontratën të publikuar me titull “Furnizim me uniforma zyrtare, për nevojat e ZPRK-së”, zyra e presidentit është duke kërkuar të furnizohet me 38 komplete për punë për zyrë dhe 19 palë këpucë

Po ashtu kërkohet edhe kollare, derisa theksohet se prejardhja e gardërobës të jetë e prodhuar në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Në kontratën specifikohet që 19 palë këpucë lëkure të jenë për meshkuj, 4 palë këpucë lëkure dhe 4 këmisha për femra.

Vlera e parashikuar e kontratës është 9 mijë e 200 euro.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve ka qenë më 14 mars, derisa periudha e vlefshmërisë së tenderit deri në 45 ditë.