Presidenti Meta: “Do tregojmë se jemi popull shqiponjash jo fuksash”

Në një konferencë për mediat ku apeloi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime, Presidenti Ilir Meta tha se më 25 prill shqiptarët të tregojnë se janë popull shqiponjash e jo patronazhistash. Ndër të tjera Meta apeloi kandidatët e forcave politike të ballafaqojnë programet e tyre.
“Jam President e kryetar shteti i familjes së madhe. Demokracia nuk bëhet kurban më 25 prill. Do tregojmë se jemi popull shqiponjash jo fuksash që na shtypin patronazhistat.
Do t’i ftoja kandidatët për kryeministra të përballin me qetësi programet e tyre. Drejtuesit e qarqeve të bëjnë të njëjtën gjë. Është shqetësuese, kemi garë, po nuk kemi debate. S’kemi ballafaqim që qytetarët të kuptojnë ku janë dallimet në shëndetësi, arsim turizëm. Shpresoj reflektim nga të gjithë.” ka thënë Meta.