Presidenti shqiptar, Ilir Meta viziton familjen Abazi që humbi në Gjilan

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bashkë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn dhe kreun e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin kanë qëndruar për ngushëllime nëfamiljen Abazi në Livoç të Gjilanit, e cila humbi dy djem në tërmetin që ndodhi më 26 nëntor në Shqipëri

Isa dhe Shemsedin Abazi kanë ndërruar jetë pas tërmetit të 26 nëntorit që e goditi Shqipërinë.

Trupat e pajetë të tyre u nxorrën nga gërmadhat e hotelit ku ishin duke qëndruar, një ditë pas tërmetit.