Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër të një vajze

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër.

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër. Çifti mbretëror ka mirëpritur sot fëmijën e tyre të parë, që është një vajzë. Lajmin e ka bërë të ditur Report Tv, që ka zbuluar edhe emrin që ata kanë zgjedhur për vogëlushen.

Princ Leka dhe Elia kanë vendosur ta quajnë të bijën Geraldina, sipas Mbretëreshës Geraldinë.

Sipas po të njëjtave burime, Elia e ka sjellë në jetë vajzën ditën e sotme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.