Princ Leka pret Ambsadoren e ShBA-ve Yuri Kim

Princ Leka II, ka pritur në një takim pune ambsadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.
“Procesi demokratik dhe synimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE u vlerësuan si dy tema shumë të rëndësishme në këtë takim.
Për takimin ka njoftuar vetë Princ Leka në faqen zyrtare në facebook.

Postimi i plotë

Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në Rezidencën Mbretërore vizitën e Shkelqesisë së Saj Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
Përfitova nga rasti të falenderoj Znj Ambasadore për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, çka pasqyron miqësinë e gjatë midis vendeve tona.
Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standart sa më të mirë.
Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqëndrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve.
Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë. Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit. Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore.
Proçesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda Bashkimit Evropian.