Prishtina shkatërron Llapin në shtëpi, Feronikeli dhe Drita ndahen baras

Xhiroja e 15-të e sezonit 2019/20 të Ipko Superligës së Kosovës i solli dy derbi interesante (Llapi- Prishtina, Feronikeli – Drita), të cilat filluan të shtunën në orën 13:00.

Prishtina arriti të sigurojë fitore bindëse me rezultat 4:1 kundër Llapit në Podujevë, ndërsa Feronikeli dhe Drita u ndanë me barazim pa gola në Drenas

Llapi 1:4 Prishtina

Prishtina i mori tri pikë të mëdha nga derbi me Llapin në Podujevë, duke siguruar fitore me rezultat bindës dhe pozitën e në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës.

Për Prishtinën shënuan Armend Thaqi, Ahmet Januzi, Endriti Krasniqi dhe Haliti – ndërsa golin e vetëm për Llapin e shënoi Kastriot Selmani.

Prishtina tani radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës me 27 pikë, ndërsa Llapi radhitet e pesta me 24 pikë.

Feronikeli 0:0 Drita

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli, u ndal me barazim pa gola nga mysafirja Drita, përkundër që të dyja skuadrat patën raste për ta gjetur golin e fitores. /Gazeta Express/