Pritet rënie e madhe e Manchester Cityt, yjet vendosin të largohen

Manchester City pritet të përballet me verën më të vështirë të viteve të fundit. Mospjesmarrja e skuadrës në Ligën e Kampionëve për dy edicionet e ardhshme ka bërë që shumë yje të skuadrës të mendojnë largimin në verë.

Kevin De Bruyne është i pari që ka paralajmëruar skuadrën për largim. Mesfushori belg ka thënë se ka ëndërr që të fitoj Ligën e Kampionëve dhe se për këtë do të kërkojë skuadër të re. Juventus e Real Madrid janë dy skuadrat më të interesuara për të.

Leroy Sane shpejt pritet të bëhet lojtar i Bayern Munchen. Pas një lëndimi të gjatë, Sane është i interesuar që të ndjek synimin e tij për triumfin në Ligën e Kampionëve, dhe këtë mund ta bëj me Bayernin e jo me Cityn.

Kun Aguero poashtu është duke planifikuar rikthimin në futbollin argjentinas. Aguero ka dy oferta në tavolinë dhe është duke i shqyrtuar seriozisht.

Sterling poashtu mund të largohet nga skuadra e sheikëve. Rikthimi te Liverpooli vlerësohet si më i mundshmi ngase Reds kanë mundësinë që ta rikthejnë në skuadër me çmim dukshëm më të ulët se sa skuadrat e tjera.