Pritje të gjata në Merdare

Kolonat e gjata të veturave me mërgimtarë në pikën kufitare në Merdarë edhe mëngjesin e së shtunës janë të gjata.
Në imazhet e siguruara shihet se mëngjesi i sotëm mërgimtarët i ka gjetur duke pritur radhën për të kaluar në pikën kufitare.

Në matjen e fundit të bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, thuhet se në pikën kufitare në Merdarë kolonat arrijnë deri në 2000 metra, ani pse mërgimtarët natën e mbrëmshme kanë treguar se po presin deri në 10 orë.

Ekipi i Indeksonline natën e mbrëmshme ka qëndruar në këtë pikë kufitare, ku kanë funksionuar katër sportele kontrolluese nga ana e Kosovës, por vetëm një nga ana e shtetit serb.