Procesorët Ryzen 3000 do të mund ta mbështesin memorien DDR4 5000MHz

Yuri Bubliy, i njohur edhe si @1usmus (nga Ryzen DRAM Calculator), njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se procesorët e ardhshëm AMD do të mund ta mbështesin memorien DDR4 deri në 5000MHz, raporton Guru3D.

Para pak ditësh disa specifikime të rrjedhura sugjeruan se versioni i procesorit me 16 bërthama ishte duke u përgatitur në procesin e prodhimit AMD 7nm. Bubliy vë në dukje se Ryzen 3000 do të mund të jetë në gjendje ta mbështesë memorien shumë të shpejtë DDR4, madje deri në 5000MHz.

Edhe pse bëhet fjalë për një frekuencë shumë të lartë (por edhe të shtrenjtë) të memories DDR4, e dimë se AMD për Ryzen ka vendosur gjithmonë për memorien e shpejtë, për një sërë arsyesh, shkruan KOHA Ditore.

Informuesi përmend se UClk, takti punues i kontrollorit, është i barabartë me gjysmën e modulit. Moduli për mbështetje për 5000 MT/s ka një shpejtësi efektive të taktit punues prej 2500MHz, që do të thotë se kontrollori do të duhej të arrijë me një shpejtësi prej 1250MHz.