Proteina për lakmitarët: Tortë çokollate me djathë

Mos hani më desertë dhe definitivisht kënaquni me ëmbëlsirën e vërtetë me proteina.

Muskujt tuaj, të cilët pas stërvitjes u duhet ushqimi, do të zbulojnë përse është kaq e kërkuar.

Përbërësit për kore: (10 porcione):

• 50 gramë kokos,
• 100 gramë bademe të bluara,
• 20 gramë mjaltë,
• 50 gramë kakao.

Përbërësit për krem:

• 50 gamë kakao,
• 300 gramë djathë taze,
• 300 gramë të bardhë të vezëve,
• 700 gramë hirrë,
• 30 gramë mjaltë

Përgatitja:

Përzieni përbërësit për kore, është më mirë t’i përzieni në blender dhe pastaj t’i vendosni në kallëp të mbështjellë me letër pjekjeje.

Piqeni në 180 gradë Celsius rreth 10 minuta. Lëreni të ftohet.

Përzieni përbërësit për krem dhe qiteni sipër kores. Hirrën – e varfër me yndyra dhe e pasur me albumine – dikur e ka blerë një pakicë e vogël ndërkaq tani më vështirë e gjeni, sepse shitet menjëherë.

Temperaturën e furrës uleni në 150 gradë dhe piqeni tortën 15 deri 20 minuta. Lëreni to ftohet dhe pastaj priteni në 10 feta.