Protesta në Tiranë pritet të zgjasë 48 orë

Protesta e opozitës, e cila është parashikuar për në orën 11:00 duket se do të zgjasë më shumë se herët e tjera.

Burime bëjnë të ditur se opozita ka kërkuar në polici 48 orë leje për të qëndruar në shesh.

Po sipas të njëjtave burime mësohet se policia nuk ka miratuar kërkesën e opozitës, por i ka dhënë leje që të protestojnë deri në mesnatë. Mbetet për tu parë kohëzgjatja e protestës.

Dy orë para nisjes së protestës, policia ka rrethuar me një gardh perimetrin e kryeministrisë. Po ashtu, të gjitha makinat, përfshi edhe ato të televizioneve që hyjnë në bulevard i nënshtrohen një kontrolli policor, duke mbajtur shënim edhe targën.