PSG-ja, e vendosur për Aubameyangun

Sulmuesi gabonez pritet të largohet nga Arsenali dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me kampionin e Ligue 1

Paris Saint-Germaini ia ka vënë syrin sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Le10Sport”

E ardhmja e sulmuesit gabonez ka mbetur pezull ndërsa kontrata e tij do të skadojë në vitin 2021.

Deri tash nuk është bërë ndonjë përparim rreth vazhdimit eventual të kontratës së tij me “Gunners”.

Nëse lojtari nuk pranon ta vazhdojë kontratën, Arsenali do të jetë i detyruar ta shesë atë gjatë verës që vjen, për të mos e humbur pa para pas një viti.

Po ashtu, interesim për 30 vjeçarin kanë shfaqur edhe Barcelona, Interi e Chelsea.

PSG-ja nga ana e saj e sheh Aubameyangun si zëvendësues ideal të Edinson Cavanit, i cili do të largohet nga Franca pas përfundimit të këtij sezoni