Punëtorët e Lotarisë protestojnë përsëri të hënën

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës të hënën do të protestojnë për të tretën herë me radhë para objektit të Qeverisë .

Ata po kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se me protesta do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i në Seancën e mbajtur me 28 mars të këtij viti ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.