Punonte si roje e një firme ndërtimi, kolegët gjejnë të vetëvarur 56-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Një 56-vjeçar me detyrë roje është vetëvarur në ambientet e një firme ndërtuese.

Identiteti i tij nuk bëhet ende me dije, por mësohet se ai është gjendur i pajetë në orën 08:10 nga kolegët. Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.