Putin kërcënon hapur: Nga Rusia, një sulm që nuk e parandaloni dot

Vladimir Putin lavdëroi makinerinë e tij të luftës duke thënë se ajo tani tani është e aftë për një “sulm kundër armiqve të saj, i cili nuk mund të parandalohet dot”.

Këto komente, shefi i Kremlinit i bëri teksa afishonte fuqinë e vet detare. Deklarata e Putinit vjen pak ditë pasi zyrtarë ushtarakë rusë njoftuan testimin e një arme të re hipersonike, të cilën presidenti i Rusisë e ka përshkruar si “të pamposhtur”.

Brenda kohës më të shkurtër të mundshme, Rusia zuri vendin që i takonte mes fuqive të mëdha detare. Rruga e saj e zhvillimit ka qenë kolosale, nga anijet Botik të Pjetrit të Madh, tek anijet e fuqishme që lundrojnë në oqean e nëndetëset bërthamore. Ne jemi në gjendje të zbulojmë çdo armik nënujor, mbi ujë, apo ajror e nëse do të jetë e nevojshme, edhe të ndërmarrim kundër tij që sulm që nuk mund të parandalohet”, u shpreh Putin.

Në qershor, Moska njoftoi se një anije patrulluese dhe një avion luftarak i saj kryen të shtëna paralajmëruese ndaj një luftanije britanike në Detin e Zi. Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se anija britanike HMS kishte hyrë në ujërat territoriale ruse pranë Krimesë.