Putin: Situata në Korenë e Veriut të zgjidhet përmes dialogut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka porositur sot kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe, se zgjidhja e çështjes së Koresë Veriore duhet të bëhet përmes rrugës diplomatike dhe politike.

“Duke folur me kryeministrin, konfirmova qëndrimin tonë dhe thashë se situata në Gadishullin Korean, sidomos kur bëhet fjalë për çështjen nukleare, mund të zgjidhet përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, ka thënë Putin pas përfundimit të forumit EEF në Vladivostok të Rusisë.