fbpx

Putin takohet sot me Vuçiqin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me homologun e tij rus Vladimir Putin në rezidencën “Bocharov Ruchey” në Soçi.

Të dy presidentët, sipas Tanjug, së pari do të kenë një takim “kokë më kokë” dhe më pas do të vazhdojnë bisedimet me delegacionet në një drekë pune që Putin e shtron për nder të presidentit serb.

Dje ndërkaq gjatë ditës presidenti serb, ka deklaruar se me homologun e tij rus do të bisedojë edhe për çështjen e Kosovës.