Qemajl Mustafa, zgjedhet kryetar i PDK-së në Gjilan

Dega e Partisë Demokratike në Gjilan ka zgjedhur për kryetar Qemajl Mustafën.

Sipas një njoftimi për media nga PDK-ja, kuvendi zgjedhor i degës në Gjilan është zhvilluar në frymë demokratike dhe konform procedurave demokratike për procesin zgjedhor.

Mustafa ka marrë 197 vota, ndërsa kandidati tjetër Flurim Arifi ka marrë 80 vota, sipas njoftimit. 7 vota ishin të pavlefshme.