Qeveria merr përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër për diasporën për vitin 2020

Qeveria Kurti ka mbajtur sot mbledhjen ndoshta të fundit për këtë mandat në këtë përbërje.

Pak minuta para nisjes së seancës, qeveria Kurti ka marrë vendim që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare, “kartonit të gjelbër”

Vendimi është marrë për automjetet që hyjnë në Kosovë për vitin 2020.

Po ashtu, qeveria sot ka marrë vendim për shkarkimin e bordit të KRU Mitrovica.

Ndërkaq, pas pak minutash pritet të nis seancë për votimin e qeverisë së re të kryesuar nga LDK dhe Avdullah Hoti.