Qofte turke: Thesar i kuzhinës orientale, ideale për çdo rast!

Përbërësit: – 750 g mish të bluar, – 2 qepë, – 2 feta bukë pa kore, – 1 vezë, – Majdanoz, – Një lugë e vogël kumin – 2 lugë të vogla kripë, – Gjalpë për fërgim Përgatitja: Njomeni bukën në ujë dhe kullojeni dhe thërrmojeni në tepsi. Shtoni përbërësit e tjerë dhe të gjithë përzieni mirë. Formësoni topthat në madhësinë e dëshiruar dhe fërgoni nga të gjitha anët në gjalpin e nxehur, derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë. Shërbeni qoftet me perime të freskëta, pure patatesh apo me shtojca të tjera sipas dëshirës.