Qytetari i revoltuar i drejtohet Labit: Mos i gënjej njerëzit

Një qytetar i cili po përkujdeset për babanë e tij që është i shtrirë në Klinikën Infektive për shkak të koronavirusit, ka drejtuar një thirrje ndaj atyre që po thonë që s’ka virus.

Ai i është drejtuar këngëtarit Labinot Tahiri – Labi i cili ka mohuar ekzistencën e Covid-19.

“Vallai është tmerr, ky o sen që kanë probleme me frymëmarrje. Nuk ka pushtet se vallai nuk kish thonë kërkush që s’ka virus. Lab ka virus, tu kisha lut mos rrej po m’vje keq me thonë kështu, por ti je këngëtar të njeh populli edhe të besojnë. Hajde një natë me mu edhe t’kallxoj a ka virus”, ka thënë ky qytetar