Rama i kundërpërgjigjet Edita Tahirit: Po ti xhan, pse u bashkove me ca qyqarë kundër Gentit?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu është kundërpërgjigjur ish-kryenegociatores në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri.
Tahiri, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, kishte mbështetur vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për mos dekretimin e Gent Cakajt në pozitën e ministrit të jashtëm.

E rreth kësaj deklarate ka reaguar, kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se Tahiri është bashkuar me ‘qyqarë’ në kundërshtimin e emërimit të Cakajt.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”.