Rama jep ultimatumin e prerë për Metën dhe i bën ofertën e parë publike PD-së për aktin e ri

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij është fokusuar në marrëdhëniet me presidentin Ilir Meta, duke u shprehur i vendosur për ta shkarkuar nga posti i kreut të lartë të shtetit.

“Mesazhi imi tretë është për për PS-në dhe për të gjithë opinionin publik, me Ilir Metën dhe me partinë e tij, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta do të shkarkohet nga detyra si një personifikim i antishtetit, i ndëshkuar nga populli shqiptar, më 25 prill. Një personazh grotesk që e turpëron shoqërinë shqiptare, që e turpëron çdo qytetar normal të këtij vendi me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është gjithçka në dorën tonë, këtë e dimë. Por ne do të bëjmë gjithçka për ta çminuar institucionin, duke e votuar në bllok shkarkimin”, tha kryesocialisti.
Ndërsa ai i shtriu dorën e Partisë Demokratike për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, nëse Gjykata Kushtetuese mund ta pranojë vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Metës.

“Ne do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri”, tha Meta. Më tej ai theksoi se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionimit të PS-në në anën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që sipas tij, me të drejtën e Zotit dhe të popullit sovran nuk duan ta shohin në krye të shtetit.
“Është shumë herët për të folur për zëvendësimin e tij por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë ne do konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri.
PS ka mundësinë historike që në mandatin e tretë ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër”, deklaroi Rama.
Kështu kryesocalisti Edi Rama po i bën ofertën e parë opozitës për të zgjedhur presidentin, pse jo duke paralajmëruar kështu që kandidatura e re të propozohet nga PD-ja, partia më e madhe e opozitës.