Rama në Arabinë Saudite: Bashkëpunim në ekonomi turizëm dhe arsim

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Në kuadër të kësaj vizite në Riad, Kreu i Ekzekutivit ka zhvilluar sot një takim me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit.

Rama bën të ditur se në fokus të këtij takimi ishte “programi i projekteve të propozuara prej nesh në disa fusha”.

Programi i bashkëpunimit mes dy vendeve konsiston në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore.