Rama në Londër: E tërë Evropa është bashkuar që të mbështesë shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Londër.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot në Londër se e gjithë Evropa është e bashkuar që të mbështesë shqiptarët në kohën kur vendi është prekur nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit që la shumë të vdekur e të plagosur.

Ai pas përfundimit të Samitit të NATO-s në kryeqytetin britanik tha se ‘reagimet e para janë pozitive dhe se do të punojnë akoma më shumë’.

“Përtej dallimeve dhe kundërshtive, Evropa është e gjitha e bashkuar të mbështesë shqiptarët për të kaluar këtë situatë. Po bëjmë një punë shumë intensive, kemi marrë shumë ndihma. Të mos vazhdojë historia e deklaratave në distancë. Ne të gjithë jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi, por nga ana tjetër të gjithë jemi në nevojë për të ndihmuar çatinë e Shqipërisë”, deklaroi Rama.