Rama: Nesër administrata shtetërore do të jetë në pushim

Të premten e gjithë administrata shtetërore në Shqipëri do të jetë në pushim.

Kështu ka bërë të ditur sot, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, derisa ka shtuar se duhet të ketë kujdes.

Postimi i plotë i Ramës:

Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim

Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit Tiranë-Durrës, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër.

Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda.

Për vajtje-ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo e personave që do të mbërrijnë.

Frikë aspak, kujdes po! Shumë fare!