Rami Malek ishte në Ballkan kur mori rolin e ‘Freddie Mercuryt’

Aktori që bëri ‘boom’ këtë vit, Rami Malek ka treguar momentin kur u thirr për të luajtur rolin ‘Freddie Mercury’ në ‘Bohemian Rhapsody’.

Malek ishte në Ballkan, saktësisht në Mal të Zi duke xhiruar filmin ‘Papillon’, kur ishte ftuar që të luante rolin që do ta bënte të famshëm

Rami Malek fitoi çmimin ‘Oscar’ si aktori më i mirë. Aktrimi i tij u duartrokit nga të gjithë.

Ai që i kishte treguar se Malek ishte zgjedhur për të luajtur në ‘Bohemian Rhapsody’ , ishte miku i tij, Charlie Hunnam.

“Ai erdhi dhe ai kishte një thirrje telefonike dhe më tha ‘kjo është një thirrje e çmendur… Çfarë mendon që të luash rolin e Freddie Mercury? A nuk është e çmendur?’ unë i thash se ishte çmendur” u shprehë Malek.