Reali barazon në Villarreal

Real Madridi ka barazuar sot në Villarreal edhe përkundër asaj se në formacionin e Los Blancos u kthye Eden Hazard. Real Madrid shënoi gol në minutën e 2 me Marianon kurse Villarreal barazoi rezultatin me Morenon që shënoi gol nga penalltia (76)

Real Madridi është ndalur nga Villarreal në stadiumin “de la Ceramica” duke barazuar me rezultat 1-1.
Los Blancos e nisi shumë më mirë këtë ndeshje pasi që shënuan gol që në minutën e dytë të ndeshjes me Marionon.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Real Madridin të cilët krijuan disa shanse të mira për shënim.
Në pjesën e dytë, Villarreal do të kërkonte golin dhe e gjen atë në minutën e 76 me anë të Morenos, i cili shënon nga penalltia.
Pas një kohë të gjatë për Real Madridin u kthye në formacion Eden Hazard, i cili luajti për 65 minuta për Realin pasi që u zëvendësua nga Vinicius Junior.
Reali e pati edhe përqindjen e posedimit për 3 për qind më shumë për me tenitime për gol më të mirë ishin Villarreal që patën 12 tentime për gol kurse Reali vetëm gjashtë.
Pas këtij barazimi, Villarreal është në vendin e dytë më 18 pikë kurse Real Madrid në vendin e katër me 16 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.